Nga Mira Kazhani/ Një "Toyota" po ecën me shpejtësi në autostradë, ndërsa është shndërruar në një sallë koncertesh. Dëgjohet muzikë latine. Shoferi është Primo Shllaku, 75 vjeç. Një fat për mua që e takova dhe regjistrova një bisedë, të cilën do ta mbaj si një nga kujtimet e çmuara të këtij cikli intervistash.
Një filozofi për jetën, dashurinë, punën, Shqipërinë. Të gjitha të thëna nga një mjeshtër i fjalës dhe shqiptar i ditur. Është nipi i Gjon Shllakut, përkthyesit të “Iliadës”, djali i parë i Lec Shllakut, regjisorit dhe artistit të popullit, nga ku ka zanafillën edhe emri tij Prim, i pari. Biseda me të, të kujton që në start se do një shekull të jesh esnaf e nuk bëhesh dot me nxitim për 30 vjet.
Është një bisedë ku do qeshni me humorin e hollë, ironinë me masë, krenarinë me vend dhe mbi të gjitha sinqeritet.
Njerëzit sot mezi flasin. Edhe kur duket se janë duke folur, shumica janë duke mos folur, duke u fshehur pas maskave që ju japin një jetë më të kollajtë. Siç thotë Primo, s’mund t’i fitosh të gjitha duke ardhur nga hiçi dhe pa u gërvishtur gjatë rrugës: - “A i ke parë luanët tek Safari, ti. E kanë kokën sa një kazan, por të gërvishtur janë!”
Dhe sa më pëlqeu kjo dhe shumë të tjera vrojtime për jetën, plot vërtetësi, sinqeritet, mend dhe sidomos humor të mirë!
P.s. Mos e humbni këtë bisedë! Do ju zbukurojë ditën.
Ndiqe të plotë në Youtube kanali i Mira Kazhanit
Këtu gjen linkun e intervistës së transkriptuar
Autori Mira Kazhani
Ky podcast u mbështet nga Abi Bank
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore