Tokio poston albumin dhe mesazhin nga fundi i xhirimeve
E Shtunë 15 Maj 2021, 18:01
TiranaPost

Aventura përfundoi. Tokio, një nga personazhet më të dashur të “La Casa de Papel” i ka dhënë lamtumirën rolit të saj.

Nga sheshxhirimi, Tokio shkruan se ka përfunduar kjo etapë. Falënderon fansat për mbështetjen dhe dashurinë dhe më tej shkruan: Shpresoj që sezoni i fundit të jetë në nivelin që ju meritoni.








Sezoni i pestë do të jetë dhe finalja e madhe e serialit të Netflix. Nuk ka ende një datë premiere. Para Tokios, edhe profesori lajmëroi se xhirimet për të kishin mbaruar.
Si do të përfundojë historia e tyre?