Politikë

Rama në konferencë me Kurtin: Mund të kemi arsyetime të ndryshme, por asnjëherë për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët

Rama në konferencë me Kurtin: Mund të kemi arsyetime të

Edi Rama në konferencën e përbashkët me Kurtin është shprehur se Open Ballkan është rruga e përbashkët për të gjitha shtetet edhe pse Kryeministri Kurti nuk është dakort.

Duke shtuar se: “Ne mund të kemi arsyetime të ndryshme, por s’mund të jenë kurrsesi për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët, as vëllazërinë.

Deklarata e Plotë

Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët. Për të mirë tonë. Ka një dallim sipas meje mes nacionalizmti e patriotizmit. Nacionalizëm do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi ta duash veten mirë. Kemi një mosdakordësi me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike, duhet ta trajtojmë sit ë tillë.

Sa për ju shikoni apo nuk shikoni, amrrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia. Themeli është i natyre tjetër. Kombëtare, vëllazëore, është përtej çdo mosdakordësie politike, ai është themeli i strategjisë tonë, për interesat tona kombëtare. Patjetërsueshmërinë e një ëndrre për të jetuar në një hapësirë të pandarë si europian e shqiptarë.

Ajo di të do të vijë, e pashmangshme. Në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët të jenë të pandashëm. Serbia do e njohë një ditë Kosovën, dhe kërkesa e faljes për krimet e luftës, do të vulosë fundin e luftës së vështirë të paqes. Kur do të vijë dhe çfarë mund të bëjmë ne si shqiptarë që ta bashkojmë. Ne mund të kemi arsyetime të ndryshme, por s’mund të jenë kurrsesi për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët, as vëllazërinë. Këtu nuk e kam për unë e Albinin, por e kam për gjitha ta që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimeve për pikëpamjet. Jam shumë mirënjohës për mikpritjen e kryeministrit dhe mikut tim, Albin Kurtin. Patriotizmin nuk e kam kuptuar si ndasi e mllef, por bashkim.

Tiranapost.al