Kush është Bajram Begaj, kandidati për të qenë president i shqiptarëve

Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967 në Rogozhinë, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, rol që e mori në 2020.
Begaj është profesor i asociuar, i vetmi ushtarak që mban këtë titull në Forcat e Armatosura. Ai është diplomuar për mjekësi, është i martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët kanë ndjekur profilin mjekësor si i ati.
Ka mbajtur disa pozicione drejtuese në sektorin e mjekësisë, përfshirë dhe drejtor i spitalit ushtarak ndër vite dhe ka ndërtuar strukturat mjekësore të Forcat e Armatosura. Ka qenë për tre vjet drejtor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes që sot njihet si Akademia e Forcave të Armatosura. Në kohën kur Bega ka qenë komandant për herë të parë u hap bachelori, mori formën e universitetit. Është trajnuar nga komandantët amerikanë dhe njeh filozofinë amerikane të ushtrisë. Vetëm para pak kohësh ai takoi shefin e shtabit të ushtrisë amerikane.
Begaj hyri në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë mjeku i parë në ushtri, i cili arriti që të bëhej gjeneral major, që është grada më e lartë.