Aktualitet

Presidenti i ri komandanti Bajram Begaj! Rama nuk e kam propozuar unë

Presidenti i ri komandanti Bajram Begaj! Rama nuk e kam propozuar unë

Bajram Begaj është kandidati për president i propozuar nga PS-ja. Teksa jepte deklaratën për mediat kryeministri Rama u shpreh se ai nuk ka qenë një ndër propozuesit. Bajram Begaj është aktualisht shef i Shtabit të Pergjithshëm

"Kemi përmbyllur procesin e kanditaturës që do të çojmë në Kuvend për presidentin e Ri të Shqipërisë. Është hequr blloku i kandidaturave të grupit parlamentar të PS-së dhe pjesëtarë të partisë. Kemi dakortësuar që PS-së i takon të shkojë përtej vetes dhe i takon të japë një kryetar shteti që nuk ka karrierë në PS dhe rrezaton një mirësi që kanë nevojë shqiptarët. PS do të mbështesë Bajram Began, shefin e Shtabit të Pergjithshëm. Unë nuk kam qenë një ndër propozuesit. Ishte diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe me shumë sens përgjegjësie, gjë për të cilën kemi shumë nevojë në mbledhjet tona të brendshme, më vjen mirë që një pjesë e kolegëve të kryesisë janë zhgënjyer pozitivisht. Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti, e asaj qytetarie, e sensit të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga kandidaturat e propozuara nga Grupi Parlamentar i PS. Unë nuk kam qenë ndër propozuesit dhe më vjen shumë mirë që diskutimi i sotëm i kryesisë ishte një diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe me shumë sens përgjegjësit, gjë për të cilën kemi shumë nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen shumë mirë që një pjesë e kolegëve të kryesisë janë zhgënjyer pozitivisht. Ne do të zgjedhim Presidentin e Shqipërisë në seancën e ardhshme dhe jemi të qetë që kemi kaluar në një proces ku ne e kemi dhënë disponilitetin tonë të plotë", u shpreh Rama.