Kosova

Dorëhiqet Isa Mustafa pas humbjes së thellë në zgjedhje

Dorëhiqet Isa Mustafa pas humbjes së thellë në zgjedhje

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Shkak për këtë është bërë humbja e thellë në zgjedhjet për qeverinë e re të Kosovës, ku renditet si parti e tretë.

Nga rezultatet e deritanishme, LDK ka marrë vetëm 13.0% të votave, një rezultat që konsiderohet si humbja më e thellë në historinë e kësaj partie.

Hera e fundit kur LDK fitoi zgjedhjet ishte kur Ibrahim Rugova ishte kryetar i Partisë. Duket se edhe largimi i Vjosa Osmanit për tu bahskuar me VV-në ndikoi në performancëne dobët të LDK-së.

Pas vendimit për dorëheqjen, Isa Mustafa deklaroi:

“Vlerësoj se rezultati është shumë i keq për LDK-në. Rezultat që nuk e kemi pritur fare, edhe takimet që kemi pasur në terren edhe nga puna që ka bërë kandidati ynë Avdullah Hoti. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri. Ne do të mobilizohemi, të punojmë që LDK të kthehet dhe të jetë forcë të fuqishme politike”.

Deri më tani në Kosovë janë numëruar 99.23% të votave, ku kryeson bindshëm Vetëvendosja e Albin Kurtit ku ka fituar me 47.8% të votave që e lejon atë të krijojë qeverinë pa kalicion.

*Tiranapost.al.