Art dhe Kulturë

Rama i jep Rexhep Qosjes "Yllin e mirënjohjes": Nga koha që isha në opozitë, sot nuk më kritikon dot që kam ardhur me duar në xhepa

Rama i jep Rexhep Qosjes "Yllin e mirënjohjes":  Nga koha që

Kryeministri Edi Rama ka nderuar me "Yllin e Medaljes" akademikun e mirënjohur Rexhep Qosja gjatë një ceremonie në Kosovë.

Në formë batute Rama është shprehur se sot nuk e kritikon dot se ka ardhur me duar në xhepa pas një artikulli kritikues që akademiku kishte bërë për kryeministrin në kohën që ai ishte në opozitë.

“I dashur profesor, nga koha që isha në opozitë sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. E kam fjalën për njëherë kur gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, por isha dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe jo vëzhgues i imtë më kritikuar me një artikull opozitë me duart në xhepa. Nuk e fsheh dot.

Dihet botërisht që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë. Por mua le të më gjejnë një foto me duar në xhepa gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja me atë artikullin qortues dhe i heq direkt. Siç thotë profesir njeriut i duhet ti dhëmbë diku, vetëm budallenjve nuk i dhemb asgjë. E pra, që atëhere me dhembi, dhe kurrë më duart në xhepa.”, ka thënë Rama.

Tiranapost.al