Aktualitet

Shqipëria dërgon ekip shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Shqipëria dërgon ekip shpëtimi në zonat e prekura nga

Shqipëria do të dërgojë një ekip shpëtimi drejt zonave të prekura nga tërmeti tragjik në Turqi.

Lajmi e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ku shpreh ngushëllimet për jetët e humbura.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi pjesë të Turqisë dhe Sirisë.

Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.