Lihet në ‘arrest shtëpie’ ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda

Ish zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda është lënë në masën e arrestit të shtëpisë. Masa u njoftua sot nga seanca e parë në Gjykatën e Posaçme. Rovena Voda akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi dyshohet se ajo ka marrë ryshfet për punësimin e dy grave në institucione publike.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, dyshohet se Rovena Voda ka marrë para dhe përfitime të tjera nga dy gratë, Florida Beu dhe Majlinda Hasani, kundrejt emërimeve në detyrë.
E njëjta masë e arrestit në shtëpi u vendos për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin. Përgjimet nga SPAK tregojnë se zonja Voda ka marrë një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.
mediat raportojnë se gjatë seancës për vendosjen e masës, Voda nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar në ambientet e spitalit.
*Tiranapost.al.