Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ku mund të kërkojnë ndihmë shqiptarët që jetojnë atje
E Hënë 6 Shkurt 2023, 11:12
TiranaPost

Mbi 700 persona kanë humbur jetën nga Tërmeti i fuqishëm në Gaziantep Turqi dhe me mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Minitria e Jashtme ka lëshuar një njoftim për të gjithë shqiptarët atje që kanë nevojë për ndihmë.
“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985
Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219”, njofton Ministria.