Deti/ Historiani Paskal Milo thotë se një zgjidhje e mirë do të ishte mesi i artë
Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që çështja e Detit të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Por për historianin Paskal Milo, një zgjidhje e mirë e çështjes do të ishte mesi i Artë. Ai e sqaron këtë në Ilva Now:
"Gjithçka varet sesi do kërkojmë ne përcaktimin e zonës ekonomike. Kufirin Detar e kemi patur që më herët. Nuk e di kush e futi këtë çështje. Me pak fjalë ne duhet të qartësojmë se çfarë kërkojmë. Dhe t ëjemi të qartë se çfarë do kundërshtojmë. Çfarë duhet të kërkojmë? Ne duhet të kërkojmë e para: Atje ku ka mundësi ne të kërkojmë zbatimin e 12 miljeve të detit territorial. Të kërkojmë zonën Ekonomike Ekskluzive. Si dhe shelfin continental sipas Konventës së Montegobay. (bëhet fjalë për zonat ku ka naftë e gaz)".
Milo komentoi dhe klimën pozitive në të cilën u shfaqën në konferencën për shtyp kryeministri Rama dhe ministri i jashtëm grek duke thënë se një lloj komunikimi i ç’tensionuar tregon se dy vendet kanë shmangur debatet dhe se negociatat kanë ecur mirë.