Showbiz

Video/ ‘Nëse do të kisha qenë unë nëna jote’. Aktorja amerikane i reciton Putinit

Video/ ‘Nëse do të kisha qenë unë nëna

Aktorja AnnaLynne Mçord ka mënyrën e saj të të reaguarit ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Ajo i ka recituar Putinit një poezi në të cilën me finesë tregon se si mund të kishte qenë ndryshe, nëse do të kishte marrë më shumë dashuri.


“I dashur President, Vladimir Putin

Më vjen shumë keq që nuk isha unë nëna jote

Po të kisha qenë unë nëna jote, ti do të kishe marrë kaq shumë dashuri

Po të isha unë nëna jote, kjo botë do të ishte kaq e ngrohtë

Do të kishte shumë të qeshura dhe gëzim

Asgjë s`do të të lëndonte

Unë s`mundem as ta imagjinoj se ç`kanë parë sytë e ç`ka besuar mendja e një djali të vogël, si ty që të bënë të mendoje se jeton në një botë të padrejtë, mizore.

Ndaj ti sot ke vendosur që askush të mos njohë anën tënde të mirë.

Ndaj ti nuk zbrapsesh sot, se frikërat të janë formuar që fëmijë.

Po të kisha qenë unë nëna jote do të kisha dhënë jetën për të të mbrojtur nga e padrejta, dhuna, terrori, pasiguria dhe më pas ndoshta do ta kishe më të shtrenjtë jetën njerëzore.

Dhe sot, në këtë natë, nëse ti do më kishe telefonuar mua, në vend të “Nënës Rusi”, unë do ta hapja mendjen tënde vetëm me dashurinë që një nënë mund të japë”, reciton ajo.