Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vrasjen e ish-ushtarakut në Vlorë

Arrestohen dy persona për vrasjen e ish-ushtarakut në Vlorë
Ne foto viktima

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës sot. Njëri si autor dhe tjetri si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-ushtarakut Altin Alikaj.

Vrasja ka ndodhur më 19 shkurt.

Njoftimi i Policisë:

“Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mateo Kiptiu, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,

Shtetasi Shazi Ahmetaj, dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Altin Alikaj, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi Mateo Kiptiu, dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Shazi Ahmetaj, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje”, njofton Policia. Megjithatë, shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Përkrahja e autorit të krimit”.