Zuckerberg kundër Putin. Asnjë reklamë ruse në rrjete sociale
Saturday 26 February 2022, 09:29
TiranaPost

Masa ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës ka marrë edhe Meta, kompania mëmë e Facebook, Instagram e ëhatsapp. Asnjë media shtetërore ruse nuk do të mund të fitojë para nga reklamat në këto rrjete sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i politikave të sigurisë në Facebook Nathaniel Gleicher.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë fundjavës. Për në vazhdim, do të ketë një njoftim të dytë.
Lufta në Ukrainë është futur në ditën e tretë dhe vazhdon të jetë e ashpër. Mbi Kiev sapo janë lëshuar dy raketa, njëra prej të cilave ka shkatërruar një pallat.