Presidenti ukrainas mesazh video në mëngjes herët nga sheshi i Kiev: Jam këtu me ju. Mos besoni lajme të rreme
E Shtunë 26 Shkurt 2022, 08:34
TiranaPost
Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i është dhënë mundësia gjatë orëve të fundit nga ëashingtoni për t`u evakuuar. Kjo është e vetja e vërtetë. Por ai nuk ka pranuar. Pas videos së djeshme ku deklaronte se është targeti numër 1 i rusëve, SHBA-të i janë ofruar për ta evakuuar. Zelensky nuk ka pranuar duke thënë: “Më duhen armë dhe jo udhëtime”.
Në po të njëjtën video falenderon Francën që ka nisur drejt Ukrainës armë dhe pajisje të tjera të nevojshme për të përballuar luftën.
Ukraina është duke kaluar ditë të vështira. Prej 48 orësh ndodhet nën pushtimin rus dhe nuk dihet sa do të zgjasë.