SHBA planifikon të vendosë sanksione ndaj Putinit që sot
E Premte 25 Shkurt 2022, 20:50
TiranaPost
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin sanksione ndaj presidentit rus Vladimir Putin që sot, thonë dy burime për CNN.
Ka të ngjarë të përfshihen zyrtarë të tjerë rusë, tha një nga burimet.
Veprimi i SHBA-së vjen pas raporteve se Bashkimi Evropian planifikon të shënjestrojë Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov me sanksione.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë më herët se sanksionimi i Putinit ka qenë një opsion në shqyrtim.