Pas BE dhe SHBA konfirmon sanksionet për Putinin dhe Lavrovin

Shtetet e Bashkuara do t'i bashkohen Bashkimit Evropian për të sanksionuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të premten.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se vendimi erdhi pas një telefonate midis Presidentit Biden dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
"Shtetet e Bashkuara do t'u bashkohen atyre në sanksionimin e Presidentit Putin dhe Ministrit të Jashtëm Lavrov dhe anëtarëve të ekipit rus të sigurisë kombëtare," u tha ajo gazetarëve. “Pres se do të kemi detaje më specifike gjatë kësaj pasdite.”
E pyetur se çfarë ndryshoi mes të premtes dhe të enjtes, kur Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh që nuk përfshin Putinin, Psaki tha se opsioni ka qenë në shqyrtim dhe në tryezë për disa kohë.