Mure të shembura dhe ballkone të rrëzuara. Këto janë pamjet e pallatit në Kiev të sulmuar nga raketa sot
E Shtunë 26 Shkurt 2022, 09:07
TiranaPost
Dy raketa janë lëshuar mbi Kiev mëngjesin e kësaj të shtune. Një prej tyre ka rënë shumë pranë aeroportit, kurse tjetra ka rënë në një pallat. Janë shembur mure, janë rrëzuar ballkone dhe janë evakuuar banorët.
Këto janë pamjet e fundit publikuar nga ministria e Brendshme e Ukrainës.
Putin deklaroi dy ditë më parë se synimi i Rusisë nuk janë cilivët, por është ushtria. Këto pamje tregojnë të kundërtën.
Tiranapost.al