Paralajmërimi pesimist i Macron: Bota të përgatitet. Kjo luftë do të zgjasë

E Shtunë 26 Shkurt 2022, 10:33
TiranaPost
“Nëse mund t'ju them një gjë këtë mëngjes, është se kjo luftë do të zgjasë. Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës pasi Moska filloi një pushtim të fqinjit të saj properëndimor”, paralajmëroi të shtunën presidenti francez Emmanuel Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Francë.
“Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja”, shtoi Macron, duke paralajmëruar: “Duhet të jemi të përgatitur”.
“Lufta është kthyer në Evropë, kjo u zgjodh në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Putin”, tha Macron.