Polonia nuk pranon të luajë ndaj Rusisë edhe pse rrezikon kualifikimin në Kupën e Botës

Polonia nuk do të luajë ndeshjen e saj të play-off kualifikuese për Kupën e Botës kundër Rusisë për shkak të pushtimit të fundit të vendit në Ukrainë.
Të dyja palët do të përballeshin në Rusi më 24 mars, ndërsa fituesi do të takohej me Suedinë ose Republikën Çeke.
Por, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Polonia po refuzon të marrë pjesë në ndeshje.
Kreu i Federatës së Futbollit të Polonisë, Cezary Kulesza, shkroi në Twitter: “Nuk ka më fjalë, koha për të vepruar! Për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, kombëtarja polake nuk ka ndërmend të luajë ndeshjen play-off Poloni dhe Rusi. Ky është i vetmi vendim i duhur. Ne jemi në bisedime me federatat [suedeze] dhe [Republika Çeke] për të paraqitur një qëndrim të përbashkët në FIFA”.