Showbiz

Dafina Zeqiri flet për problemet me shëndetin mendor: Psikologia u habit kur më pa për herë të parë

Dafina Zeqiri flet për problemet me shëndetin mendor: Psikologia u

Dafina Zeqiri, në NIN në Klan Kosova ka folur hapur për problemet e saj me shëndetin mendor.

Ajo ka treguar për luftën me depresionin, këshillimin psikologjik dhe habinë e psikologes kur e pa në derë për herë të parë.

“Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike”, tregon Dafina bisedën me psikologen që u habit kur e pa.

“Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi”, kështu i ishte përgjigjur psikologes.

Më pas Dafina dha edhe një mesazh për të gjithë ata që gjenden në të njëjtën situatë.

“Je duke kaluar në depresion ose ankth dhe nuk po gjen një muhabet të përbashkët me familjen, kur nuk ndihesh i shlirë të flasësh, si viktima 14-vjeçare (e abuzimit seksual),trembesh s’ke si të shprehesh, kanë për të gjykuar. Ne duhet të tregojmë që duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Krejt ata që e kanë kaluar depresionin është diçka shumë normale”, tha ajo.