Politikë

Rama për zgjedhjet në Kosovë: Urime fituesve të qartë, LVV

Rama për zgjedhjet në Kosovë: Urime fituesve të qartë,

Kryeministri Rama uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Kosovë.

Rezultati ende nuk është vulosur, pasi pritet të numërohen edhe votat me postë nga diaspora, por Vetëvendosja e Albin Kurtit ka shënuar deri më tani fitore historike, ku mund të formojë qeverinë pa koalicion.

Kryeministri Rama nuk përmend kreun e partisë Albin Kurtin, por thotë se LVV është fituesi i qartë i zgjedhjeve: Me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social

Edi Rama:

Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social

Rama për zgjedhjet në Kosovë: Urime fituesve të qartë,

Më herët edhe presidenti Meta postoi një mesazh të zgjedhjeve në Kosovë, ku i quajti shëmbull të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Ilir Meta:

Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.
Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.
Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes.

*Tiranapost.al.