Lajme nga Bota

Turqia sinjalizon se mund të bllokojë hyrjen e marinës ruse në Detin e Zi

Turqia sinjalizon se mund të bllokojë hyrjen e marinës ruse

Anijet ruse lundruan përmes ngushticës së Bosforit dhe kaluan Stambollin në rrugën për në Detin e Zi në fillim të këtij muaji.

Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi - si Rusia - në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavusoglu tha më herët: “Situata në Ukrainë është kthyer në luftë. Ne do të zbatojmë në mënyrë transparente dispozitat e Montreaux.”

Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, por është gjithashtu e varur nga Rusia për energjinë dhe turizmin, e kishte quajtur më parë sulmin e Rusisë të papranueshëm, por nuk e quajti situatën një luftë.