Kombinohu me Emin

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana Gjatës

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Nga Emi Seiti/ Sara Wong, stiliste me një sfond ndërkombëtar duke filluar nga financa te moda, u frymëzua për pranverën-verën 2021 nga piktori dhe artisti francez i shekullit të 18-të Francois Boucher, që përmes një sërë veprash përvetësoi temat kineze në stilin e tij Rokoko me vëmendje të vecantë për dinastinë e fundit.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Në të njëjtën mënyrë Sara Wong donte të përpiqej të përziente kulturen lindore dhe europiane: në detaje si (kopsa, perla, dhe stoli) dhe në forma gjejmë elemente të shkrirjes midis artit mbretëror të dinastisë Qing dhe modës europiane të viteve 1700, për t’u dhënë atyre formën e porcelanit të lashtë dhe siluetat që i referohen fansave ikonë.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Ekziston dhe feniksi, një simbol i fuqisë së gruas në kulturën orientale, i cili riprodhohet në pëlhura.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Materialet përfshijnë jacquard, dantella, kadife dhe paleta e ngjyrave përfshin nuancat e buta dhe të gjalla tipike të stinës së verës si e verdha, jeshile, portokalli dhe blu. Koleksioni mund të përshkruhet shumë mirë me këto fjalë: shkrirje, ekulibër, qëndrueshmëri dhe unike.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Sara Wong vitin e kaluar debutoi në Javën e Modës në Milano me një event dixhital të organizuar në bashkëpunim me Vogue Italia, i cili përfshiu publikun italian dhe ndërkombëtar me një përmbajtje të rimenduar në një hapësirë të re dhe në një formë të re.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Marka ka disa kohë që përshkruan në mënyrë dixhitale koleksionet e saj, përmes strategjive kreative dhe transmetimit të drejtpërdrejtë.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Me rastin e Javës së Modës në Milano, Sara ka zgjedhur revistën Condé Nast për të vazhduar eksplorimin e botës dixhitale, por me një sy drejt tregut ndërkombëtar.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Drejtoresha kreative Sara Wong ka përzgjedhur 8 talente ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës për të prezantuar koleksionin e saj të përbërë nga 20 look-e.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Ja pse dhe Elvana vendosi të vishej me Sara Wong për koleksionin e saj 22/23.

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana

Cila është stilistja që i ka rrëmbyer vëmendjen Elvana