Lajme nga Bota

Trump flet për pushtimin rus në Ukrainë: Kur ke një president të dobët, ke një botë kaotike

Trump flet për pushtimin rus në Ukrainë: Kur ke një

Ish-Presidenti Donald Trump e ka cilësuar pushtimin rus në Ukrainë mizor dhe e ka quajtur SHBA-në një vend budalla gjatë udhëheqjes së Biden.

“Dje gazetarët më pyetën nëse mendoj se presidenti Putin është i zgjuar. Thashë sigurisht që është i zgjuar. Problemi nuk është se Putini është i zgjuar, është se udhëheqësit tanë janë memecë”, tha ai në një konferencë.

Trump vazhdoi të fajësonte administratën Biden për vendimin e Rusisë për të pushtuar fqinjin e saj.

“Nën udhëheqjen tonë, bota ishte një vend paqësor, sepse Amerika ishte e fortë dhe perceptimi i vendit tonë ishte ndoshta si kurrë më parë: i fuqishëm, dinak dhe i zgjuar. Ne ishim një vend i zgjuar. Tani ne jemi një vend budalla,” tha Trump.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës është i tmerrshëm, një zemërim dhe një mizori që nuk duhej lejuar kurrë të ndodhte. Ne po lutemi për popullin krenar të Ukrainës, Zoti i bekoftë të gjithë. Kur ke një president të dobët që nuk respektohet nga kombet e tjera, ke një botë shumë kaotike. Bota nuk ka qenë kaq kaotike që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha ai.

Ai shtoi se Putin “që luan me Bidenin nuk është një gjë e bukur për t’u parë”. Ai spekuloi se presidenti rus mori vendimin e tij për të sulmuar Ukrainën pasi kishte parë tërheqjen patetike nga Afganistani.

Tiranapost.al