Lajme nga Bota

Gjermania do të ndërtojë dy terminale gazi për të reduktuar varësinë nga gazi rus

Gjermania do të ndërtojë dy terminale gazi për të
Gjermania do të ndërtojë dy terminale të gazit natyror të lëngshëm (LNG), tha kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili u zotua të bëjë më shumë për të mbrojtur furnizimin me energji të Gjermanisë dhe të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus.

"Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur furnizimin me energji të vendit tonë," tha Scholz i cili shtoi "kështu nuk do të varemi nga disa furnizues rusë energjise".

Gjermania është klienti më i madh i gazit në Rusi. Sipas raportimeve të CNN, Europa mbështetet te Rusia për rreth 35% të furnizimit me gazit, Gjermania për mbi 50%. Por me kërcënimin e ndërprerjes së furnizimit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Gjermania së bashku me vendet e tjera evropiane ka kërkuar të rrisë importet e gazit të lëngshëm.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania ndaloi certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili mund të dërgonte 55 miliardë metra kub gaz në vit.

Dy terminalet e gazit do të jenë si ‘hidrocentralet e gjelbër’, tha kancelari gjerman, duke iu referuar ndikimit jo shumë të madh që do të kenë në mjedis.

“Ngjarjet e ditëve dhe javëve të fundit na treguan se një politikë energjetike që shikon drejt së ardhmes është vendimtare për klimën dhe ekonominë tonë, por edhe për sigurinë tonë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t'i japim një shtysë energjive të rinovueshme, sa më shumë ta bëjmë këtë, aq më mirë do të jetë për ne”, tha ai.

Scholz njoftoi gjithashtu se për shkak të çmimeve të larta të energjisë, të rritura nga "lufta e Putinit", qeveria ra dakord për një paketë për "zbutjen e pagesave të energjisë për pensionistët" dhe "dhënien e ndihmave për familjet me të ardhura të ulëta".