Lajme nga Bota

Putin urdhëron forcat ruse të parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë

Putin urdhëron forcat ruse të parandalimit bërthamor të
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë pas deklaratave agresive të vendeve të NATO -s, raporton Reuters.

Sipas Accociated Press në një takim me zyrtarët të lartë rusë, Putin tha se fuqitë kryesore të NATO-s kishin bërë "deklarata agresive" së bashku me Perëndimin duke vendosur sanksione financiare që goditën Rusinë dhe vetë presidentin.

Putin urdhëroi ministrin rus të mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që të vendosin forcat e parandalimit bërthamor në një "regjim të veçantë të detyrës luftarake".