Deri më tani 368,000 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre
Rreth 368,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainas të enjten, njoftoi sot Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
"Të dhënat e numrit të refugjatëve të Ukrainës sapo janë rifreskuar. Ato bazohen në të dhënat e disponueshme nga autoritetet kombëtare. Totali aktual tani është 368,000 dhe vazhdon të rritet," shkroi UNHCR.
BREAKING: #Ukraine refugee numbers have just been refreshed - these are based on data made available by national authorities. The current total is now 368,000 and continues to rise.
— UNHCR News (@RefugeesMedia) February 27, 2022
Turma të mëdha kanë kërkuar të ikin nga qytetet dhe qytezat e vend, edhe pse rrugët janë të bllokuara. Njerëzit ka lëvizur drejt perëndimit drejt Polonisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian.