Ukraina padit Rusinë për gjenocid në Gjykatën e Hagës
Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky i cili tha se vendi i tij ka paraqitur ankesë për gjenocid kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i gjyqtarëve një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.
Ukraine has submitted its application against Russia to the ICJ. Russia must be held accountable for manipulating the notion of genocide to justify aggression. We request an urgent decision ordering Russia to cease military activity now and expect trials to start next week.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 27, 2022
GJND-ja, e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.
Gjykata nuk mund të ngrejë kallëzime penale kundër krerëve individualë të shtetit.