Lajme nga Bota

Rusia dërgon delegacion në Bjellorusi, Zelenski: Jemi të hapur për negociata, por jo në vendin që na sulmoi

Rusia dërgon delegacion në Bjellorusi, Zelenski: Jemi të hapur

Rusia thotë se një delegacion i saj për të negociuar më Ukrainën ka mbërritur në Bjellorusi.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të bëheshin nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë për negociata në vende të tjera.

Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori bjellorus, ne mund të bisedonim në Minsk. Qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar si opsion rusëve.

Çdo qytet tjetër i një vendi nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh do të na përshtatet. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t'i japin fund luftës."