Lajme nga Bota

Rusia po përparon ngadalë në Ukrainë sepse shpreson te negociatat, thotë zyrtari i NATO-s

Rusia po përparon ngadalë në Ukrainë sepse shpreson te

Një zyrtar ushtarak i NATO-s thotë për CNN se Rusia po përparon ngadalë me pushtimin e Ukrainës pasi pret mundësinë për të zhvilluar negociata.

"Ata kanë probleme," shpjegoi zyrtari, duke treguar të dhënat më të fundit nga inteligjenca e aleancës. "Atyre u mungon nafta, ata po ecin drejt ngadalësimit dhe morali i ulët është padyshim një çështje tjetër që ndikon."

Të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre "në të gjitha drejtimet", pasi u urdhërua një pezullim për negociatat me qeverinë ukrainase. Ministria tha se ofensiva u urdhërua të vazhdonte pasi Ukraina braktisi konsultimet.

Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte.