Lajme nga Bota

Gjermania heq bllokimin, 400 raketa do t’i dërgohen Ukrainës nga Holanda

Gjermania heq bllokimin, 400 raketa do t’i dërgohen Ukrainës nga
Gjermania nuk do të pengojë më dorëzimin e armëve vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.

Ky veprim do të thotë se Holanda do të jetë në gjendje të dërgojë 400 raketa vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë.

Kjo shënon një ndryshim të madh në politikën gjermane gjë që mund të lejojë një rritje të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën pasi shumë armë në Evropë janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania, që do të thotë se Berlini ka të drejtë ‘të flasë’ për përdorimin dhe eksportin e tyre.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i është referuar vazhdimisht kësaj politike javët e fundit kur refuzonte të dërgoheshin armë vdekjeprurëse gjermane në Ukrainë.