Lajme nga Bota

Më se 250 raketa janë lëshuar sot nga rusët në Ukrainë sipas zyrtarëve amerikanë

Më se 250 raketa janë lëshuar sot nga rusët në
Ka pasur më shumë se 250 lëshime raketash nga forcat ruse në Ukrainë që nga mëngjesi i sotëm, tha për CNN një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Sipas zyrtarit shumica e raketave të lëshuara janë me rreze të shkurtër veprimi. Me to rusët vazhdojnë të dëmtojnë infrastrukturën civile dhe zonat e banuara.

"Ne nuk jemi në gjendje t'ju tregojmë nëse ato lokacione janë shënjestruar qëllimisht, por nuk kemi asnjë dyshim se infrastruktura civile dhe zonat e banuara po goditen nga këto raketa," tha zyrtari.

Që nga mëngjesi i sotëm, SHBA-ja nuk ka asnjë të dhënë se ushtria ruse ka marrë kontrollin mbi ndonjë qytet tha zyrtari. Ai shtoi që ka pasur ndërprerje të përhershme të energjisë në Ukrainë, por interneti është ende përgjithësisht i disponueshëm.