Erdogan ndalon anijet ruse në Detin e Zi. Zelensky: Kurrë nuk do t`jua harrojmë këtë

E Shtunë 26 Shkurt 2022, 15:13
TiranaPost
Minutat e fundit mësohet se Turqia ka ndaluar kalimin e anijeve luftarake nga Rusia në Detin e Zi. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“I jam mirënjohës mikut tim Erdogan dhe popullit të Turqisë për mbështetjen e tyre të fortë. Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake nga Rusia në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën sot janë shumë të rëndësishme. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë!”, shkruan Zelensky.