Forcat e Mbretërisë së Bashkuar vendosen në Evropën Lindore për të përforcuar frontin e NATO-s
Anijet e Marinës Mbretërore, trupat e Ushtrisë Britanike dhe luftëtarët e Forcave Ajrore Mbretërore janë vendosur në Evropën Lindore për të forcuar frontin lindor të NATO-s, sipas një deklarate që Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar bëri ditën e sotme.
“HMS Trent është në Mesdheun lindor, duke kryer stërvitje të NATO-s me helikopterët Merlin dhe Aeroplanët e Patrullës Detare RAF P8 Poseidonë. Tanke dhe automjete të blinduara kanë mbërritur në Estoni nga Gjermania, me pajisje të tjera dhe rreth 1000 trupa do të mbërrijnë gjatë ditëve në vijim. Avionët luftarakë Typhoon që fluturojnë nga bazat në Qipro dhe në Mbretërinë e Bashkuar tani po patrullojnë hapësirën ajrore të NATO-s mbi Rumani dhe Poloni së bashku me aleatët e NATO-s me avionët e Voyager që i mbështesin". thuhet në deklaratë.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha: "Forcat tona të armatosura po thirren edhe një herë në shërbim të kombit tonë dhe unë përshëndes guximin dhe ndjenjën e detyrës të të gjithë personelit tonë që është caktuar për të mbështetur NATO-n."
Wallace theksoi që krahas aleatëve të NATO-s, këto dislokime të bëra nga Britania përbëjnë një pengesë të mirë për të ndaluar agresionin rus që kërcënon sovranitetin territorial të shteteve anëtare të aleancës.