Kievi në shtetrrethim deri mëngjesin tjetër

E Shtunë 26 Shkurt 2022, 13:17
TiranaPost
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur shtetrrethimin e ri në Kiev. Ky shtetrrethim do të nisë që sot në orën 17:00 e do të zgjasë deri nesër në orën 8 të mëngjesit. Ndryshe nga një natë më parë kurse niste prej orës 22:00 të mbrëmjes.
Civilët do të duhet të qëndrojnë brenda, në shtëpitë e tyre, ose në vende të sigurta për t`iu shmangur sulmeve gjatë natës.
Sot është dita e tretë e luftës ruse në Ukrainë. BE, SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ende nuk ka shenja për të dialog në tryezë mes palëve.