Ukrainë- Rusi, çfarë duhet të dish deri tani

Nëse nuk i ke lexuar lajmet deri tani se ç`bëhet në Ukrainë pas pushtimit rus, lexo në mënyrë të përmbledhur më poshtë.
* Kryebashkiaku i Kievit zgjati shtetrrethimin në kryeqytetin ukrainas të shtunën. Kievi është nën sulmin rus për të tretën ditë pasi forcat e Moskës bëjnë presion për pushtimin e Ukrainës.
* Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha sot se pjesa më e madhe e forcave ruse të përfshira në avancimin në Kiev ishin tani 30 km larg qendrës së qytetit.
* Trupat ruse pushtuan qytetin juglindor të Ukrainës, Melitopol, tha ministria ruse e mbrojtjes, ndërsa Moska nisi sulme të koordinuara me raketa dhe artileri në disa qytete.
* Refugjatët që ikën nga pushtimi rus i Ukrainës iu drejtuan kufijve perëndimorë. Rreth 100 mijë njerëz arritën në Poloni këto dy ditë, duke gjetur strehim të përkohshëm në sallat sportive dhe stacionet e trenave.
* Vendimi për të shkëputur Rusinë nga sistemi global i pagesave SëIFT do të merret brenda disa ditësh, tha për Reuters guvernatori i një banke qendrore brenda zonës euro.
*Rusia do t'i përgjigjet konfiskimit të parave të qytetarëve dhe kompanive ruse jashtë vendit duke sekuestruar fondet e të huajve dhe kompanive të huaja në Rusi, citoi agjencia e lajmeve RIA, Dmitry Medvedev, nënkryetar i sigurimit.
* Të paktën 198 ukrainas, duke përfshirë tre fëmijë, janë vrarë si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, citohet të ketë thënë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës nga agjencia e lajmeve Interfax.
* Franca ka vendosur të dërgojë pajisje ushtarake mbrojtëse në Ukrainë për të mbështetur vendin kundër pushtimit rus.
* Gjigandi rus i energjisë Gazprom tha se po furnizonte gaz nëpërmjet Ukrainës në përputhje me kërkesën nga konsumatorët evropianë pavarësisht konfliktit ushtarak.
* Policia detare franceze kapi një anije sot për të cilën autoritetet dyshojnë se i përket një kompanie ruse. Kalimi i kësaj anije konsiderohet si shkelje e sanksioneve të vendosura nga BE ndaj Rusisë.
* Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi ushtrisë ukrainase të ulë armët dhe të negociojë paqen.
* Presidenti Joe Biden udhëzoi Departamentin e Shtetit të SHBA-së të japë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe i kërkoi Kongresit të miratojë 6.4 miliardë dollarë ndihmë për të trajtuar krizën humanitare dhe të sigurisë.
* Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara, si rrallëherë, vendosin sanksione ndaj Putinit dhe ministrit të tij të jashtëm, Sergei Lavrov. Bashkimi Evropian dhe Kanadaja po bëjnë të njëjtën gjë.
* Ukraina tha se më shumë se 1000 ushtarë rusë ishin vrarë. Rusia nuk publikoi shifra të viktimave.