Ushtarët çeçenë i bashkohen sulmit rus në Ukrainë
E Shtunë 26 Shkurt 2022, 16:36
TiranaPost
Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë thotë se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t'u bashkuar në betejë me trupat ruse.
Në një video të postuar në internet, Ramzan Kadyrov tha se forçat çeçene deri më tani kishin kapur me sukses një objekt ushtarak ukrainas pa pësuar asnjë viktimë vetë.
Udhëheqësi i republikës jugore ruse është një aleat i rëndësishëm i presidentit rus. Duke justifikuar pushtimin, ai është shprehur se vendimi i Putinit për të sulmuar Ukrainën do të parandalojë armiqtë e Moskës të përdorin vendin për të nisur një sulm ndaj Rusisë.
Luftëtarët çeçenë besnikë ndaj Kadyrov kanë një reputacion famëkeq dhe akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut.