Lajme nga Bota

Rusia urdhëron ushtrinë të sulmojë Ukrainën në të gjitha drejtimet

Rusia urdhëron ushtrinë të sulmojë Ukrainën në
Rusia i ka dhënë urdhër ushtrisë të sulmojë Ukrainën në të gjitha drejtimet. Deklarata për zgjerimin e sulmeve u bë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre "në të gjitha drejtimet", pasi më parë ishte urdhëruar pezullimi për negociatat me qeverinë ukrainase.

"Të premten, pasi regjimi i Kievit deklaroi gatishmërinë e tij për negociata, operacionet kryesore aktive u pezulluan," tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov në një deklaratë. “Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë ofensivën e tyre në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”.

Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të ditës së sotme se Ukraina kishte refuzuar të negocionte me Rusinë.