Lajme nga Bota

Kievi zgjat shtetrrethimin deri të hënën në mëngjes

Kievi zgjat shtetrrethimin deri të hënën në mëngjes
Shtetrrethimi në gjithë qytetin e Kievit ka hyrë në fuqi rreth 90 minuta më parë dhe do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.

“Të gjithë civilët që janë në rrugë gjatë periudhës së shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve sabotuese të armikut”, thanë autoritetet në Kiev.

Zyra e kryetarit të bashkisë sqaroi në një njoftim të mëparshëm se shtetrrethimi do të zgjaste nga ora 17:00-08:00 çdo ditë.

Ora policore e vendosur tani së fundmi do të jetë në fuqi deri në orën 8 të mëngjesit të së hënës.