Lajme nga Bota

Biden: Pushtimi i Ukrainës nuk dha efektet që do Putin, Europa dhe NATO janë të bashkuara

Biden: Pushtimi i Ukrainës nuk dha efektet që do Putin, Europa dhe

Presidenti amerikan Joe Biden, në një intervistë ditën e sotme, tha se një nga qëllimet e tij kryesore ndërsa Rusia pushton Ukrainën është të mbajë NATO-n dhe Bashkimin Europian të bashkuar.

"Qëllimi im që në fillim ishte të sigurohesha që të mbaja të gjithë NATO-n dhe Bashkimin Evropian në të njëjtën linjë veprimesh. Sepse e vetmja gjë që besoj se Putini mendoi se mund të bënte ishte të ndante NATO-n, duke krijuar një përçarje të madhe. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, tha Biden për podkasterin dhe komentatorin Brian Tyler Cohen.

Biden parashikoi gjithashtu se Rusia do të paguajë një çmim të rëndë si në terma afatgjatë ashtu edhe në atë afatshkurtër për pushtimin ndaj Ukrainës, duke theksuar se konflikti po afron më shumë Europën dhe NATO-n.

“Ai po prodhon efektin e kundërt të asaj që synonte”, tha Biden për Putinin.

Kur u pyet për sanksionet, Biden argumentoi se ai beson se kjo është një nga mënyrat e vetme për të penalizuar Rusinë pa rrezikuar luftën në shkallë globale.

"Ka dy opsione. Fillimi i një luftë të tretë botërore, luftimet me Rusinë fizikisht. Ose të sigurohemi që një vend që vepron kaq në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar të paguajë çmimin," tha Biden.

Ai gjithashtu vuri në dukje 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën ndërsa ajo lufton për të zmbrapsur agresionin rus. Në një memorandum për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Biden urdhëron që 350 milionë dollarë të akorduara përmes Aktit të Ndihmës së Jashtme të caktohen për mbrojtjen e Ukrainës.