Gjermania dërgon 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” në Ukrainë
E Shtunë 26 Shkurt 2022, 20:21
TiranaPost

Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga qeveria në Berlin dhe shënon një ndryshim të madh nga politika e saj e kahershme e ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e konfliktit.
“Sulmi rus shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë çmos për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Putin. Kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në Ukrainë.” thotë kancelari Olof Scholz.