YouTube pezullon aktivitetin e disa kanaleve ruse, përfshirë median shtetërore RT
YouTube tha në një deklaratë se ka ndaluar aftësinë e disa kanaleve ruse për të fituar para në YouTube nxitur nga "rrethana të jashtëzakonshme".
"Në dritën e rrethanave të jashtëzakonshme në Ukrainë, ne po ndërmarrim një sërë veprimesh," tha zëdhënësi i YouTube Ivy Choi. "Ne po ndalojmë aftësinë e disa kanaleve për të fituar para në YouTube, përfshirë disa kanale ruse të prekura edhe nga sanksionet e fundit. Ne do të kufizojmë ndjeshëm rekomandimet për këto kanale. Dhe në përgjigje të një kërkese të qeverisë, kemi kufizuar aksesin në RT dhe një numër kanalesh të tjera në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet e reja dhe mund të ndërmarrim veprime të mëtejshme.”
YouTube tha gjithashtu se ditët e fundit, ka hequr qindra kanale dhe mijëra video që shkelnin politikat e tij, mes tyre disa kanale që sipas kompanisë janë përfshirë në mashtrime të koordinuara.
Mediat shtetërore ruse nuk lejohen më të reklamojnë ose të fitojnë para nga përmbajtja e tyre as në platformta në pronësi të Metës, Facebook dhe Instagram.