Ukrainasit sfidojnë sulmet e Rusisë ndërkohë që beteja hyn në ditën e katërt
Shpërthime masive ndriçuan qiellin e errët pranë kryeqytetit ukrainas Kiev, në orët e para të së dielës, ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të zmbrapsin përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e kryeqytetit.
Dy shpërthime të mëdha ndodhën në Vasylkiv - një qytet i vogël me një aeroport të madh ushtarak dhe tanke të shumta me karburant - rreth 30 kilometra në jug të Kievit.
Shpërthimet vijnë ndërsa forcat ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra me trupat ruse në qytete të shumta anembanë vendit, ndërsa ukrainasit e zakonshëm dhe rezervistët bashkojnë përpjekjet për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre kundër sulmeve ruse.
Vdekjet civile: Ukraina ka raportuar vdekje të shumta civile, duke përfshirë një djalë gjashtë vjeçar i cili vdiq nga të shtënat me armë zjarri në një lagje perëndimore të Kievit të shtunën në mbrëmje, sipas një spitali lokal.
Një grua u vra pasi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në qytetin lindor të Kharkivit u godit nga "artileria e armikut" të shtunën mbrëma sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Dhe të shtunën, një bllok i madh apartamentesh banimi në perëndim të Kievit u godit nga një raketë.