Kush është Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës gjithmonë optimiste për të ardhmen e paqtë të vendit të saj
Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit pamjet e bombardimeve, shkatërrimit dhe ukrainasve që kanë lënë shtëpitë e tyre kanë qarkulluar kudo. Mbrëmjen e djeshme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai dhe familja e tij janë shënuar nga agresorët si objektivët kryesorë, por ata kanë refuzuar të largohen e të lënë atdheun e tyre, do të luftojnë aty si gjithë të tjerët.
Zelensky dhe Zelenska, të cilët u martuan në vitin 2003, kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë dhe një djalë.
Edhe pse fillimisht ishte shumë kundër kandidimit të bashkëshortit të saj si President, Zelenska u kthye në mbështetësen e tij më të madhe. Një nga gratë më me ndikim në Ukrainë, Olena Zelenska është më shumë se thjesht Zonja e Parë. Ajo është e martuar me presidentin Volodymyr Zelensky, por meritat dhe arritjet e saj shkojnë përtej këtij titulli. Me anë të fuqisë që ka si Zonjë e Parë Zelenska ka mbrojtur kauza si barazia gjinore dhe është angazhuar në punë diplomatike.
Kush është Olena Zelenska?
Zelenska ka lindur në vitin 1978 në Kryvyi Rih. Ajo mbaroi studimet për arkitekturë, por më vonë filloi të shkruante. Ajo është një nga bashkëthemelueset e Studio Kvartal 95, kompania më e shquar televizive e argëtimit në Ukrainë, dhe njihet për shkrimin e skenarëve në shfaqje dhe filma. Më 31 dhjetor të vitit 2018 Zelenski fitoi zgjedhjet presidenciale dhe Zelenska u bë zOnja e Parë e Ukrainës.
Për çfarë njihet Zelenska si Zonjë e Parë?
Si Zonjë e Parë, puna e saj drejt reformës së të ushqyerit shëndetshëm në shkolla të nivelit kombëtar ka qenë shumë e suksesshme. Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare që përfshin fusha të tilla si barazia gjinore dhe diplomacia kulturore, siç theksohet nga Kongresi i Grave të Ukrainës. Zelenska gjithashtu inicioi pranimin e Ukrainës në Partneritetin Biarritz, një plan i G7 për barazinë gjinore.
Çfarë tha ajo në intervistën e parë për një intervistë në gjuhën amerikane?
“Presidenti dhe unë duam gjithmonë ta përfaqësojmë Ukrainën në një mënyrë pozitive dhe të fortë. Mënyra sesi vishemi, sesi flasim e sillemi është një pasqyrim i vlerave tona si ukrainas. Nëpërmjet përfshirjes sonë në dplomacinë e jashtme duam t’i tregojmë botës më shumë për Ukrainën, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë ofrojmë.” u shpreh Zelenska.
Komunikimi i saj me ukrainasit në kohë lufte
Zelenska komunikonte vazhdimisht me ukrainasit duke përcjellë mesazhe pozitive, të rendësishme dhe duke ndarë informacione rreth projekteve më të fundit përmes rrjeteve sociale dhe ende vazhon ta bëjë.
“Njerëzit e mi të dashur! Ukrainas! Unë po ju shikoj të gjithëve sot. Të gjithë i shikoj në TV, në rrugë, në internet. Unë shoh postimet dhe videot tuaja. Dhe e dini çfarë? Jeni të pabesueshëm! Jam krenare që jetoj në të njëjtin vend me ju! Thonë që shumë njerëz bëhen një tufë, por jo ne. sepse shumë ukraians janë shumë më tepër se aq. Jemi një ushtri. Dhe sot nuk do të kem panik e as nuk do të qaj. Do të jem e qetë dhe besimplotë. Fëmijët e mi i kanë sytë nga unë. Unë do të jem pranë tyre. Do të jem pranë burrit tim. Do të jem pranë jush.” shkruajti Zelenska në një postim në Instagramin e saj të enjten ndërkohë që sirenat e alarmit binin në Kiev.
Dhe duket se ende vazhdon të jetë po aq optimiste dhe besimplotë që çdo gjë do shkojë mirë për Ukrainën, për ukrainasit pasi në një tjetër postim të bërë mesditën e sotme, krahas fotos së një foshnjeje të lindur në një stacion metroje shkruan:
“Ky fëmijë lindi në strehën e bombave në Kiev. Kjo do të ndodhte në kushte krejtësisht të ndryshme, nën qiej të qetë. Ato duhet ta shohin fëmijët. Por më e rëndësishmja është që pavarësisht luftës, pranë saj u gjendën mjekë dhe njerëz të kujdesshëm. Ajo do të jetë e mbrojtur.
Sepse ju jeni të pabesueshëm, të dashur bashkatdhetarë!
Në vetëm dy ditë formuat të gjithë një ushtri. Në metro me fëmijë dhe kafshë shtëpiake (sepse nuk i lini askënd pas) - ju bëni punën tuaj dhe gjeni kohën e mundësinë të kujdeseni për të tjerët, të ndihmoni njëri-tjetrin…
Ne jemi ushtria, ushtria jemi ne.
Dhe fëmijët e lindur në strehimoret me bomba do të jetojnë në një vend paqësor që ka mbrojtur veten.”