Lajme nga Bota

Thirrja e presidentit Zelensky për shtetasit e huaj që mbështesin Ukrainën: Të luftojmë krah për krah kriminelët rusë

Thirrja e presidentit Zelensky për shtetasit e huaj që mbështesin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski ka një apel për shtetasit e huaj në llogaritë e tij të mediave sociale, ai fton këdo që t’u bashkohet ukrainasve dhe të luftojë "krah për krah" me ta.

Në postim thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë.

Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës.”

Një postim më i detajuar thotë se shtetasit e huaj lejohen ligjërisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës dhe se po formohet një divizion i veçantë luftëtarësh i quajtur "Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës".

Udhëheqësi i Ukrainës ka theksuar më parë se vendi është lënë të mbrohet vetë. Aleatët perëndimorë kanë dërguar armë dhe municione - por nuk po shkelin vetë në token ukrainase, kjo sepse Ukraina nuk është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s.