Rusia pushton qytetin Nova Kakhovka, heq të gjitha flamujt ukrainas nga ndërtesat
E Diel 27 Shkurt 2022, 08:51
TiranaPost
Një qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase.
Trupat ruse tani pushtojnë Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re. Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.
Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko thuhet se ka thënë se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.
Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshmi deri më tani, ndërsa forcat ruse kërcënojnë edhe qytetin e Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.