Lajme nga Bota

Ukraina ka rënë dakort që delegacionet ruse dhe ukrainase të takohen në kufirin ukrainas-bjellorus

Ukraina ka rënë dakort që delegacionet ruse dhe ukrainase të
Midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut bjellorus Alexander Lukashenko është rënë dakort që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.

“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.” shkruan Zelensky.

Rusia tha paraditen e sotme se një delegacion i saj kishte shkuar në Bjellorusi për të negociuar me Ukrainën, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e refuzoi ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të bëheshin nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për negociata në vende të tjera.