Lajme nga Bota

Gjermania do të investojë 100 miliardë euro për mbrojtjen e vendit

Gjermania do të investojë 100 miliardë euro për mbrojtjen e

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar rritje të konsiderueshme në shpenzimet e mbrojtjes së vendit. Në fjalën e tij në një seancë urgjente të parlamentit gjerman, ai tha se 100 miliardë euro do t'i shtohen buxhetit ushtarak të Berlinit këtë vit.

Kjo do të thotë se Gjermania do të shpenzojë tani më shumë se 2% të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen, një objektiv i kahershëm i NATO-s që vendi më parë nuk ka arritur ta përmbushë - pavarësisht presionit nga SHBA, dhe në veçanti ish-presidentit Donald Trump.

Ky është i fundit në një varg ndryshimesh politike të shpallura nga Gjermania në ditët e fundit, duke përfshirë vendimin e saj të djeshëm për të filluar dërgimin e armëve në Ukrainë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se bota ka "hyrë në një epokë të re" pas pushtimit rus të Ukrainës dhe se "nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit".