Lajme nga Bota

Britania e Madhe mbështet anglezët që duan t’i bashkohen luftës në Ukrainë

Britania e Madhe mbështet anglezët që duan t’i bashkohen

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se do të mbështeste britanikët që duan të shkojnë vullnetarisht në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë pushtimin rus.

Në një intervistë në programin e mëngjesit të së dielës në BBC One, ajo tha: “Kjo është diçka për të cilën njerëzit duhet të vendosin vetë. Populli i Ukrainës po lufton për liri dhe demokraci, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën. Absolutisht, nëse njerëzit duan ta mbështesin atë luftë, unë do t'i mbështes ata që ta bëjnë."

Deri më tani nuk ka pasur pothuajse asnjë të dhënë që të huajt kanë shkuar në Ukrainë për t'u bashkuar në betejën kundër pushtimit rus, por paraditen e sotme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se do të krijonte një legjion ndërkombëtar për vullnetarë që mbështesin ukrainasit në luftën e tyre.